E pazakontë/Sherr masiv mes familjeve për emrin e fëmijës, 1 vdekur, 7 të plagosur

Të plagosurit u dërguan në spital, ndërsa 10 persona janë arrestuar...

Vendosja e emrit të një fëmije të porsalindur është bërë shkak për një sherr masiv me armë, shkopinj e gurë mes familjes së nuses dhe dhëndrit.

Sipas agjencisë së lajmeve “IHA”, sherri mes familjeve në qytetin Osmaniye të Turqisë përfundoi me 1 të vdekur dhe 7 të vdekur.

Agjencia thotë se mes dy familjeve kishte mosmarrëveshje, teksa emri i fëmijës i ka ndezur edhe më shumë ato.

E ëma e fëmijës, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, shkoi në shtëpinë e të atit pas diskutimeve me familjen e bashkëshortit për emrin e të porsalindurit.

Debatet vazhduan edhe atje duke u kthyer në një sherr masiv mes dy familjeve. Daja i fëmijës së porsalindur 23-vjeçari Musa Çeçan, i cili ishte kthyer me leje në shtëpi nga ushtria, u vra me armë zjarri, ndërsa 7 persona të tjerë morën plagë me gurë dhe shkopinj.

Të plagosurit u dërguan në spital, ndërsa 10 persona janë arrestuar.