Mbledhja është mbajtur në amfitetatrin e Shtëpisë së Kulturës ''Abdulla Krashnica'' në Preshevë në orën 14:00, ku të pranishëm ishin përfaqësues të partive politike si kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Ragmi Mustafa, përfaqësues nga Partia Për Veprim Demokratik z.Riza Halimi, znj.Ardita Sinani, familjarë të familjës Fazliu, përfaqësues të institucioneve lokale, profesorë dhe qyetarë të shoqërisë civile.
Pas hapjes së mbledhjes komemorative nga Zejnulla Dauti u mbajtë një minutë heshtje për nderë të përkujtimit të të ndjerit Zeqirja Fazliu.
Ilir Sadriu nënkryetar i Partisë Demokratike Shqiptare lexoi një historik të shkurtër në lidhje me jetën dhe veprimtarinë e të ndjerit me këtë rast përmendi jetën e tij si professor dhe si një ndër themeluesit e partisë.
Zeqirja Fazliu përveç se ka kryer profesionin e tij si professor i lëndës së biologjisë ai ka qenë një ndër themeluesit e PDSH-së ishte dhe koleg në kohën e trazirave dhe pjesë e kuvendit të referendumit të 1 dhe 2 marsit kështu u deklarua Kryetari I Partisë Demokratike Shqiptare z.Ragmi Mustafa.
Fjalën poashtu e morrën dhe qytetarë të cilët ishin në këtë mbledhje si Xhevat Fazliu, i cili shprehu mirënjohjen për kontributin e të ndjerit si dhe i shprehu ngushëllime familjarëve.
I biri i të ndjerit Zeqirja Fazliu, Rinor Fazliu falënderoi të gjithë për shprehjen e ngushëllimeve si dhe për organizimin e kësaj mbledhje.
I fundit që e morri fjalën ishte dhe kryetari i Partisë për Veprim Demokratik z.Riza Halimi i cili tregoi për kontributin e dhënë të ndjerit për çështjet shqiptare në kohën e trazirave dhe në kohën e sundimit komunist në komunë të Preshevës.
Pas përmbylljes së mbledhjes të gjithë patën mundësi që të shkruajnë dhe fjalën lamtumirëse në librin e përkujtimit për të ndjerin Zeqirja Fazliu. Varrimi i të ndjerit është mbajtur në varrezat e reja të qytetit të Preshevës.