Presidenti I Serbisë Aleksandër Vuçiqw ka thënë se Serbia në lidhje me çështjen e Kosovës nuk I ka kundërshtarë shqiptarët, por ata që e krijuan këtë vend dhe të cilët na kanë grabitur territorin.
Vuçiq tha për TV Pink se është e qartë se ne po diskutojmë për Kosovën me Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe dhe disa vende të tjera të Bashkimit Evropian. Ai shtoi se Prishtina, siç kemi dëgjuar nga Ramush Haradinaj, nuk ka politikë të jashtme, për shkak se këtë e bëjnë Shtetet e Bashkuara.
Presidenti gjithashtu kujtoi se pavarësia e Kosovës është shpallur në vitin 2008, dhe Serbia me pyetje të vështirë para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësis I ka dhënë legjitimitet dhe nuk I kupton kundërshtimet e kritikëve, të cilët me sa duket i frikësohen se ai do të dorëzojë territorin e Kosovës dhe Mitrovicës.
Vuçiq ka theksuar se Serbia ndjek një politikë të jashtme të pavarur dhe është e ulur "në karrige të vet", mirëpo gabohen ata që mendojnë se është e mundur të zhvillojnë diçka në kontinent pa mbështetjen e Gjermanisë, me të cilin ne kemi marrëdhënie të mira.
Ai vë në dukje se Gjermania, në krahasim me Francën dhe Italinë, sigurisht është vendi më i fortë dhe më i rëndësishëm në BE.
"Unë mendoj se ne kemi marrëdhënie të mira me Gjermaninë, por kemi dallime të caktuara, të cilat janë të lidhura kryesisht me qëndrimin ndaj Kosovës dhe Mitrovicës. Gjermania është partneri kryesor tregtar, kompanitë gjermane kanë hapur shumicën e vendeve të punës në Serbi," kujton Vuçiq.
Në përfundim tha që disa që janë rrugës për në Berlin do të ballafaqohen me kërkesa dhe kushte, Vuçiq tha se, nëse do të dëgjonte gjithçka që të tjerët I thonë, prej shumë kohësh do e kishte braktisur punën e tij.
"Për katër vjet kam dëgjuar histori se Serbia nuk do të jetë në gjendje për të luajtur, për tu ulur në “dy karrige”, ndërsa unë kam thënë një njëqind herë se ne kemi vetëm një vend, serb, dhe këtë politikë do e vazhdojmë. Për këto këto politika ne nuk turpërohemi, kemi përmirësuar imazhin dhe na trajnojnë me respekt ", nënvizoi presidenti.
Vuçiq tha se nuk mund të flitet keq për këtë vend, përderisa Kancelarja gjermane Angela Merkel ka pritur presidentin e saj për herë të dytë brenda një muaji, në mënyrë të tillë, me nder dhe respekt.