Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka reaguar rreth deklarimit të NATO-s zyrtare, të cilët hyrjen e Marko Gjuriqit në Kosovë më 26 mars e kanë quajtur ilegale
Daçiq, duke pyetur nëse “hyrja ilegale” është deklaratë zyrtare e NATO-s, kjo, sipas tij, është përpjekje e kahershme për fajësi simetrike “të gjithë jemi nga pak fajtorë”.
Më pas ai e ka “qortuar” Aleancën ushtarake veriatlantike për cilësimin e aksionit të policisë së Kosovës
Të dielën ishte njoftuar se NATO-ja kishte lavdëruar veprimin e njësisë speciale të Kosovës në Mitrovicë kur ishte arrestuar e më pas liruar drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq.
Daçiq është habitur me këtë kualifikim duke bërë krahasimin e deklaratës së ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, dhe zyrtarëve të NATO-s për rastin.
“Pasi Pacolli ka thënë se i vjen turp çfarë i kanë bërë Marko Gjuriqit, nuk e di pse kështu nuk ka thënë edhe NATO”, citon “Blic" i Beogradit të ketë thënë Daçiq.
Ai pasi ka përkujtuar se gjatë bisedimeve në Bruksel ka pasur garanci se forcat të armatosura nuk mund të futen në veri pa lejen e KFOR-it dhe pa njoftimin e kryetarëve të komune verore, Daçiq ka thënë:
“Kjo dhe kështu nuk ka ndodhur. Këtë vërejtje edhe e kemi bërë pas arrestimit të Marko Gjuriqit më 26 mars”.