Në shkollën e futbollit ‘’Lugina’’ në Preshevë stërviten afro 80 nxënës

Në klubin futbollistik ''Lugina" stërviten një numër i konsiderueshëm i fëmijve ku numri i tyre çdo ditë e më shumë po rritet...

Emri i klubit futbollistik ''Lugina'' tashmë po triumfon gjithkund, arritjet dhe sukseset po bëjnë që ky klub mos të ndalet së punuari me të gjitha grupmoshat.

Ekipi i Televizionit Aldi doli në terren për të parë për së afërmi se si trajnohen fëmijët në këtë klub, sa ka të interesuar dhe sa po i ndihmojnë në aftësimin e tyre.

Fëmijët që ushtrojnë në Klubin Futbollistik "Lugina" shprehen jashtzakonisht të kënaqur me punën që bëjnë trajnerët e tyre dhe i bëjnë ftesë të gjithë dashamirësve të sportit që t’i bashkangjiten klubit.

Njëri prej prindërve të fëmijëve u shpreh mjaft i kënqur me KF ''Lugina'' si dhe sportin e futbollit e quajti ''aktivitet i të rinjëve''.

Trajnimi i të rinjëve është në grupmosha të ndryshme, ku gjatë përcjelljes tonë në fushën e stërvitjes ishte grupmosha U13, ky grup përbëhej nga një moshë më e rritur dhe me përvojë më të madhe.

Këta djelmosha ishin pjesëmarrës edhe nëpër ndeshje rajonale ku me sukseset që kishin arritur ishin shumë krenar dhe i ftonin të gjithë shokët e tyrë që ti bashkangjiten shkollës profesionale të futbollit.

Drejtori i klubit futbollistik ''Lugina'' Nagip Jakupi në prononcimin e dhënë për RTV Aldi na foli për angazhimin e një trejneri të ri. Ai gjithashtu na foli edhe për degën e shkollës së futbollit në Bujanoc ku tha se atje posedojmë kushte më të mira dhe salla ku fëmijët i kryejnë ushtrimet është me kushte më të mira.

Në klubin futbollistik ''Lugina" stërviten një numër i konsiderueshëm i fëmijve ku numri i tyre çdo ditë e më shumë po rritet.