Kompania daneze “Kentaur” është e interesuar për pajisjen e impianteve në zonën industriale në Bunushevc pranë Vranjes për prodhimin e uniformave të punës për sektorin e ushqimit, shëndetësis dhe industrin ushqimore, dhe sipas modeleve të projektuesve japoneze.
Ky investim braunfild i danezëve në fabrikën ekzistuese të tekstilit në Bunushevc do të hapë 300 vende të reja pune në Vranjë.
Me këtë rast në Vranjë qëndruan përfaqësues të kompanisë “Kentaur” dhe konsulenti i ambasadës daneze në Serbi, të cilët u pritën nga Sllobodan Milenkoviç, kryetar i Vranjës.