Sh.F ''Ibrahim Kelmendi'' ka shënuar përfundimin e abetares (VIDEO)

Nxënësit e kësaj klase janë shprehur se nuk e kishin aspak të vështirë procesin e nxënies së shkronjave...

Me përfundimin e abetares mësimdhënësit e klasave të para kanë shënuar këtë ditë, ku i kanë përgatitur nxënësit e tyre me program edukativo arsimor. 

Ekipi i Rtv Aldi me përfundimin e abetares vizitoi Shkollën Fillore''Ibrahim Kelmendi'' për tu njoftuar për së afërmi rrethë shënimit të kësaj dite, ku me këtë rast filmuam edhe në dy klasat e para të kësaj shkolle.

Safete Ajeti mësimdhënëse e klasës së parë në prononcimin e dhënë për Rtv Aldi tha se përfundimi i abetares ka ecur shumë mirë ku të gjithë nxënësit kanë qenë të mirë si në shkronjat po ashtu dhe në lexim.

Znj.Ajeti gjithashtu tha se kemi edhe prej nxënësve që vinë të përgatitur nga shtëpia dhe tha se ky trekëndësh pra prind-nxënës-mësimdhënës ndihmonë jashtëzakonisht shumë në arritjen e rezultateve më të mira.

Nxënësit e kësaj klase janë shprehur se nuk e kishin aspak të vështirë procesin e nxënies së shkronjave.

Ndërsa Ardita Mustafa gjithashtu mësimdhënëse e klasës së parë u deklarua se përfundimi i abetares nxënësit e kësaj klase i ka gjetur shumë të përgatitur si në nxënjen e shkronjave po ashtu edhe në lexim.

Mësimi i abetares është edhe sfida e parë për fëmijët e kësaj moshe përderisa nxënësit këtë e kanë kaluar me sukses të plotë ata tashmë janë të gatshëm për marrjen e diturisë në vazhdimësi .

Mësimdhënëset e Sh.F ''Ibrahim Kelmendi'' u shprehën mjaft të kënaqura me nxënësit e kësaj shkolle ku me përfundimin e abetares tani i pret një angazhim më i madh në nxënien e dijes dhe arritjen suksesve të tjera.