Bërnabiq ka tentuar të flas me homologun e saj kroat pas incidentit të shkaktuar dje nga lideri radikal serb, krimineli i luftës, Vojisllav Shehshel, i cili ka shkelur flamurin serb dhe ka sharë delegacionin parlamentar kroat, që ishte për vizitë të parë në Beograd.
“Serbia mbetet e hapur për bashkëpunim me Kroacinë”, ka thënë ajo, transmeton lajmi.net.
Bërnabiq e ka dënuar incidentin e shkaktuar nga Shesheli, megjithatë kjo nuk ka mjaftuar që të ulën tensionet edhe ashtu të ngritura ndërmjet dy shteteve.
Kryeministrja serbe ka thënë se është e befasuar për të keq nga deklarata e kryeparlamentarit kroat Gordan Jandrokoviq, i cili tha se për dënimet e Bërnabiqit dhe kryetares së Kuvendit të Serbisë Maja Gojkoviq mund të polemizohet dhe se ato janë mundur ta relativizojnë incidentin e rëndë.
“Deklarata ime nuk mund të jetë më e qartë. Unë drejtpërdrejt, pa mëdyshje dhe në mënyrën më të ashpër e dënoj sjelljen e Vojisllav Sheshelit”, u ka thënë Bërnabiq gazetarëve në Beograd.
Në anën tjetër, presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviq ka kërkuar dënimin e Sheshelit, e jo vetëm deklarativisht.