Ahmeti e quan të padrejtë vendimin e PAZAP-së për rinumërim

“Nuk ndryshohet vullneti i qytetarëve, sado që merrni vendime të padrejta”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në Facebook.

Shpend Ahmeti, kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje e ka quajtur të padrejtë vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

“Nuk ndryshohet vullneti i qytetarëve, sado që merrni vendime të padrejta”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në Facebook.

Kutitë e votave të komunës së Prishtinës dhe asaj të Prizrenit do t’i nënshtrohen procesit të rinumërimit, njofton Klan Kosova.

Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv, kryeshefi i PZAP, Mulë Desku.

Ai ka thënë se ky vendim është marrë nga anëtarët e PZAP për shkak të parregullsive që janë raportuar.