Kësaj radhe, Gjuriq do të jetë në Kosovë me leje nga Ministria e Jashtme.
Bashkë me Gjuriqin do të jetë edhe sekretari i presidentit serb, Nikola Selakoviq.
Gjuriq e Selakoviq pritet të jenë në Kosovë rreth orës 14:00, në Mitrovicën e Veriut, për të vizituar disa vende ku po investon qeveria serbe.
Gjuriq me leje kishte vizituar Kosovën edhe me rastin e Pashkëve Ortodokse.