Mësohet se policia ka marrë masa të forta sigurie për mbarëvajtjen normale të kësaj seance.
Ndërkohë, pranë Gjykatës së Apelit ka një grumbullim njerëzish që kërkojnë lirimin e 11 personave të arrestuar.
“Lironi kuksianët, arrestoni Tahirin!”, shkruhet në pankartat e tyre. Ndërkohë, protestuesit kanë ndezur edhe tymuese pranë gjykatës, megjithatë deri tani situata mbetet e qetë, në pritje të dhënies së masës.