Xhaferi: Puçi në Turqi i njejti me 27 prillin në Maqedoni

Maqedonia dhe Turqia u përballën me incidente të njejta, gjegjësisht me atë që ndodhi në vitin 2016 pas tentimit për puç në Turqi...

Maqedonia dhe Turqia u përballën me incidente të njejta, gjegjësisht me atë që ndodhi në vitin 2016 pas tentimit për puç në Turqi dhe pas hyrjes së dhunshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Dhe pikërisht këto dy ndodhi tregojnë se të dy Parlamentet, dy shtetet ndajnë përvojë të njejtë dhe probleme të njejta në zhvillimin e demokracisë dhe institucioneve, ka theksuar sot Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi pas takimit në Ankara me spikerin e parlamentit turk, Ismail Kahreman, transmeton Zhurnal.

Xhaferi tha se dyja shtetet nuk kanë çështje të hapura, Turqia e mbështet Maqedoninë që nga mëvetësimi i saj dhe kanë shumë marrdhënie të mira. Turqia pa rezervë mbështetë aspiratat e Maqedonisë për antarësim në NATO.

“Kryetari Kahraman e përshëndeti përpjekjen e Maqedonisë lidhur me problemin për antarësim në Aleancë, si dhe raportin e KE-së për progresin e Maqedonisë dhe afrimin drejt BE-së”, u shpreh Xhaferi.

Spikeri i parlamentit turk, Ismail Kahraman potencoi se Maqedonia është një nga vendet kyçe për paqen në Ballkan dhe tha se kanë shumë respekt për përpjekjet e saja për paqe dhe stabilitet në rajon.