Organizata jo qeveritare “Kërko të Drejtën Tënde” filloi sot realizimin e aktivitetit të parë të mbështetur nga Fondacioni Ana dhe Vlade Divac, së bashku me nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në bashkëpunim me stafin dhe profesorët e këtyre shkollave, si dhe me anëtarë të OJQ-së
Ky aktivitet u realizua sot në dy shkollat e mesme në Preshevë, Gjimnazin “Skënderbeu” dhe Shkollën e Mesme Teknike “Presheva” dhe në shkollën fillore “Ibrahim Kelmendi” me këtë rast u bë pastrimi i oborreve të tre shkollave, mbjellja e 30 bredhave, mbjellja e 30 paulowniave të dhuruara nga “Paulownia Liridoni” dhurimi i 3 koshave për hudhjen e mbeturinave, dhe mbjelljen e disa luleve dhe pemëve të tjera, të siguruara nga anëtarët e OJQ-së “Kërko Të Drejtën Tënde” në Preshevë.
Kjo iniciativë është e mirë se ardhur për drejtorin e Gjimnazit “Skënderbeu” ku mbështet këtë aktivitet të të rinjëve.
Edhe profesori i kësaj shkolle Sami Agushi përshëndet këtë iniciativë të të rinjëve dhe ishte përkrahës i tyre.
“Paulownia Liridoni” ishte kjo fidanishte e cila dhuroi falas 30 fidane për këto tri shkolla e cila i përkrahë çdo herë këta të rinjë në aktivitete të tilla.
Abdurrahim Bajrami kryetar i organizatës jo qeveritare “Kërko të Drejten Tënde” tha se sot kemi filluar me realizimin e projektit të përkrahur nga Fondaioni “Ana dhe Vllada Divac”
Ky aktivitet do të vazhdojë edhe ditëve në vijim ditën e shtunë dhe të diel.