Shoqata për “Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore” në Preshevë ka organizuar debatin e radhës ku ky debat përfshinte tri tema të prezentuara nga ligjërues të ndryshëm.
Fillimisht fjalën e mori organizatori i këtij debati z.Xhemaledin Salihu ku u mbajt një minutë heshtje për të ndjerin Zeqirja Fazliu për të nderuar edhe një herë punën e tij, ku më pas I’a dha fjalën Mr.Shpëtim Memishit për të shpalosur prezentimin e tij.
Z.Shpëtim Memishi profesor në "Univerzitetin AAB" në këtë debat na foli për ''Qasjen, rolin dhe ndikimin e bizneseve të vogla dhe të mesme në zhvillimin ekonomik të komunës së Preshevës''.
Për ''Masat e pushtetit lokal qe kishin për të pasur ndikim direkt dhe indirekt në zhvillimin ekonomik në komunë të Preshevës” na foli z.Besim Shabani ekonomist i diplomuar.
Organizatori i këtij debati z.Xhemaledin Salihu na foli për ''Trashëgimitë kulturore dhe natyrore e Karadakut të Preshevës, joshëse për pushime dhe tërheqëse për turizmin malor''.
Rrethë organizimeve dhe debateve të tilla për RTV Aldi u pronocua z.Shpëtim Memishi ku tha se organizime apo debatet e tilla janë vetëm një hapë në mesin e shumë hapave të tjerë që duhet të hidhen në vend. Rrethë temës që zhvilloi z.Memishi në këtë debatë për bizneset e vogla dhe ato të mesme tha se hartimi i projekteve si për bizneset e vogla po ashtu dhe të mesme është pika kyçe në zhvillimin e vendit.
Z.Memishi me theks të veçantë tha se bashkëpunimi i bizneseve duhet të jetë me Odën Ekonomike e që përmes Odës ekonomike të përçohen idetë në vendet e jashtme dhe në këtë mënyrë funksionimi tek ne do të jetë shumë më i lehtë.
Debate dhe organizime të tilla ndihmojnë jashtëzakonisht shumë ku me shkëmbimin e ideve dhe me bashkëpunimin e ndërsjelltë mund të ringjallim vendin.