Një i vrarë e dhjetë të plagosur në Porto Riko

Një person është vrarë dhe dhjetë të tjerë janë plagosur si rezultat i të shtënave me armë zjarri në Porto Riko.

Policia tha se një 17-vjeçar ka vdekur sot kur një person kishte nisur të shtie me armë zjarri para një biznesi ku ishin grumbulluar shumë njerëz në qytetin Mayaguez.

Deri më tash askush nuk është arrestuar lidhur me rastin dhe policia nuk ka dhënë detaje tjera. Personat e plagosur janë dërguar për trajtim në spital.

Ndryshe, incidentet me armë zjarri në Porto Riko kanë shënuar rritje. Zyrtarët kanë thënë se 213 persona janë vrarë deri më tash këtë vit, krahasuar me 199 persona që janë vrarë gjatë periudhës së njëjtë të vitit të kaluar.