• E mërkurë / Apr-24 21:07
  • Kontakt

Mlladiq: Ka përfunduar veç pjesa e parë

“Do të luftojë për të shfuqizuar këto gënjeshtra të imponuara dhe për të zbuluar të vërtetën e luftës së serbëve”...

Tribunali Ndërkombëtar i Hagës ka dënuar të mërkurën ish gjeneralin serb, Marko Mlladiq me burg të përjetshëm.

Dikur afër mesnate, Mlladiq ka thënë disa fjalë, përveç kundërshtisë që bëri gjatë seancës duke ofenduar gjyqtarët dhe gjykatën.

Ai përmes të birit Darko Mlladiq ka thënë se do të luftojë për të zbuluar të vërtetën rreth luftës së serbëve.

“Është kryer vetëm pjesa e parë”.

“Do të luftojë për të shfuqizuar këto gënjeshtra të imponuara dhe për të zbuluar të vërtetën e luftës së serbëve”, ka përcjellë fjalët e Mlladiq i biri i tij.

“Është kryer vetëm pjesa e parë”, ka ripërsëritur ai.