Shqiprim Arifi takohet me ambasadorët e huaj në Beograd

Qasja proaktive e koalicionit të ri qeverisës së pushtetit lokal në komunën tonë, e që ka për qëllim rritjen e kualitetit të jetës së banorëve tanë...

Qasja proaktive e koalicionit të ri qeverisës së pushtetit lokal në komunën tonë, e që ka për qëllim rritjen e kualitetit të jetës së banorëve tanë, duke zhvilluar çdo segment të shoqërisë sonë, tashmë po jep frutet e saja.

Gjatë dy ditëve të fundit pata një mori takimesh intenzive me akter të lartë ndërkombëtar dhe shtetëror në Beograd, si Ambasadorin Amerikan z.Scott, Ambasadorin Norvegjez z. Bjornstad, Ambasadorin Turk z.Bilgic, Ambasadorin e Shqipërisë, z. Bocka, shefin e operacioneve te Delegacionit te zyres se BE-së në Beograd, z.Hudolin, shefin e GIZ-it, Z. Sipple, si dhe Drejtorin e Hekurudhave të Serbisë, z. Jeftiq.

Vlen të theksohet se çështja e kthimit të Gjykatës Themelore në Preshevë u diskutua me secilin ambasador dhe të gjithë premtuan se do të lobojnë që kjo zgjidhje të përshpejtohet.

Ambasadori Amerikan edhe njëherë shprehi gatishmërinë e tij per të ecur përpara zgjidhjen e problemit me tekstet shkollore për nxënësit e shkollave. Ai premtoi se do të beje te pamundurën që vitin e ardhshëm shkollor nxënësit shqiptarë te Luginës së Preshevës do ta fillojnë me tekste të reja mësimore në gjuhën shqipe. Gjithsej 42 tekste shkollore që të inkorporohen në plan programin mësimor.

Përveç ndihmës në shumë prej 600 000 euro për kompletimin e projektit të ujit të pijshëm, zyra e BE-së gjatë javëve të ardhshme do të hap programet e reja ku komuna jonë do të ketë mundësi të thithjes së fondeve për projekte të reja. Fokus i veçantë i këtij programi për këtë vit do të jenë grantet për bizneset mikro dhe të vogla, ku përveç granteve, atyre do tu ofrohet edhe ekspertizë dhe mentorim në rritjen e kapaciteve dhe biznesit të tyre.

GIZ do të jep donacion një shumë prej 12 000 eurove ku do të investohet në këndin e lojrave tek parku i vogël tek vendi i quajtur Çeshma e Limon Agës. Ky park do të financohet nga Komuna dhe Fondacioni Divac.
Shefi i GIZ-it gjithashtu premtoi përfshirjen e Komunës së Preshevës ne programe të ndryshme zhvillimore.


-Me Ambasadorin e Norvegjisë u diskitua për projektin e furnizimit me ujë të pijshëm. Me një donacion prej 700 000 eurove, Ambasada Norvegjeze mbështet projektin e fazës së dytë të furnizimit me ujë të pijshëm, konkretisht ndërrimit të gypave prej fshatit Zhunicë deri tek i ashtuquajturi Kroi i Keq.

Paralelisht do të filloj planifikimi dhe implementimi i fazës së tretë të Master planit , e që është lidhja me burimin tjetër Toplik. Gjithashtu vlen të theksohet se ky Master - Plan ishte planifikuar fillimisht që të kryhet në vitin 2025, por me kërkesën tonë që edhe Qeveria e Serbisë të jetë pjesëmarrëse në financim,tashmë pritet të përfundojnë gjitha punimet në vitin 2020.
Muajin e ardhshëm, Ambasadori Norvegjez do ta vizitojë komunën tonë ku edhe do të nënshkruhet kontrata e re.

Ambasadori Norvegjez gjithashtu u zotua se do të punojë dhe loboj rreth hapjes dhe funksionalizimit të kufirit Miratoc-Llojan. Ai u shpreh i gatshem të siguroj mjetet financiare dhe teknike qe ky kufi të hapet sa më shpejtë



Ambasadori Turk premtoi që Turqia do ti ofrojë ndihmë të madhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ai shprehi gatishmërinë për të investuar në konstruimin e parkut të madh në Preshevë me shumë prej 500 000 eurove.

Miku im, z. Bocka të cilin nuk mund të mos e vizitoj e të shkoj në Beograd, ku gjithmonë shkëmbejmë idetë tona lidhur me problemet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ku sugjerimet dhe lavdërimet nga ai janë gjithmonë të mirëseardhura.

Drejtori i hekurudhave të Serbisë , z.Jeftiq na njoftoi që punimet për vendosjen e rampës automatike në fshatin Raincë vetem se kanë filluar dhe deri në fund të muajit Qershor projekti do të përfundohet.

Ky është postimi në faqen zyrtare në facebook të kryetarit të komunës Shqiprim Arifi