Nxënësit e shkollave fillore të fshatit Raincë dhe Corroticë shënojnë ‘’22 prillin’’ (VIDEO)

Ky aksion është realizuar ndërmjet nxënësve të shkollës fillore "Dituria" Corroticë dhe shkollës fillore "Zenel Hajdini" në Raincë...

Në bashkëpunim me stafin e mësuesve dhe drejtorin, nxënësit e shkollës fillore “Dituria” në fshatin Corroticë kanë ndërmarur një iniciativë për të shënuar  22 prillin, Ditën Ndërkombëtare të Tokës.

Ky aksion është mbështetur dhe nga Bashkësia Lokale Corroticë, dhe ka pasur për qëllim mbjelljen e pemëve, luleve, shpërndarjen e fletëpaslosjeve dhe pastrimin e rrugëve të fshatit, duke u nisur nga qendra, në Shtëpinë e  Shëndetit në Corroticë si dhe në parqet  e fshatit.

Nënëset e shkollës fillore “Dituria” në Corroticë Enesa Veseli dhe Alma Nexhibi  na treguan në lidhje me iniciativën e ndërmarrur për të shënuar këtë ditë si dhe në të njëjtën kohë paraqitën një shembull të mirë për tu ndjekur nga bashkëmoshatarët e tyre.

Mësuesit e shkollës fillore “Dituria” në fshatin Corroticë kanë mbështetur dëshirën e nxënësve për të realizuar këtë iniciativë ku mësuesi Naim Kamberi në shkollën fillore “Dituria” i ka parë nxënësit të cilët me vullnet të madh dhe përkushtim kanë realizuar aksionin.

Drejtori i kësaj shkolle z.Kadri Bajrami përveç që ka mbështetur aksionin e inicuar nga nxënësit poashtu nëpërmjet RTV Aldi përçoi dhe mesazhin që të kujdesemi më shumë për mjedisin në të cilin jetojmë.

Përveç nxënësve të shkollës fillore “Dituria” në fshatin Corroticë i njëjti aksion është përcjellur poashtu dhe nga nxënësit e shkollës fillore “Zenel Hajdini” në fshatin Raincë, ku për të bërë pastrimin e rrugëve të fshatit Raincë kësaj nisme i ishin bashkëngjitur një numër i konsiderueshëm i nxënësve të kësaj shkolle,  mësues si dhe drejtori i shkollës fillore “Zenel Hajdini” në Raincë.

Z.Shukri Ymeri drejtor i shkollës fillore "Zenel Hajdini" në fshatin Raincë na tregoi për iniciativën që kanë ndërmarrur nxënësit e kësaj shkolle ku qëllimi kryesor ishte shënimi i Ditës Botërore të Tokës  nëpërmjet pastrimit të rrugëve, si dhe përcjelljen e një mesazhi ndërgjegjësimi.

Nxënësja e shkollës fillore në fshatin Raincë, Arbana Bajrami apeloi tek të gjithë qytetarët që të mos hudhin mbeturinat nëpër rrugë mirëpo t’i hedhin nëpër vendet e posaçme.

Nxënësit e shkollës fillorë “Dituria” në fshatin Corroticë dhe ata të shkollës fillore “Zenel Hajdini” në fshatin Raincë në fund u bashkuan në mes këtyre dy fshatrave për të shënuar dhe përfundimin e këtij aksioni të cilit i'u ishin bashkëngjitur dhe shoqata joqeveritare në komunë të Preshevës.