Komuna e Preshevës filloi mbjelljen e 200 fidaneve (FOTO)

Komuna e Preshevës filloi mbjelljen e 200 fidaneve.

Ta ruajmë tokën, është i vetmi planet me çokolatë ! Kjo thënie, vite me parë ka qenë pjesë e shumë fushatave të organizuara nëpër botë me qëllim te sensibilizimit të opinionit të gjerë për rrezikun që po i kanoset tokës nga ndryshimet klimatike.

Komuna e Preshevës, për herë të parë, duke treguar seriozitetin e mbrojtjes së ambientit por edhe duke u bazuar në zotimet elektorale mbi mbrojtjen e ambientit, sot në ditën ndërkombëtare të planetit Tokë - 22 Prillin, filloi mbjelljen 200 fidaneve në rrugën që të shpie në hyrje të qytetit të Preshevës nga autoudha, nga hyrja e fshatit Çukark deri tek Stacioni Hekurudhor.

Ky ishte edhe një nga zotimet që kemi bërën si komunë në konferencën e fundit të Unionin e Bashkive Shqipëtare - mbrojtja e ambientit dhe gjelbërimi i tij.

Faleminderojmë Zyrën për të rinj për ndihmën si dhe çdo qytetar të komunës sonë për kontributin e dhënë.

ky është postimi në faqen zyrtare të Kryetarit të Komunës së Preshevës