Kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi takim me studentët ekselentë nga komuna e Preshevës (Foto)

Kryetari i komunës së Preshevës ka zhvilluar një takim me studentët nga komuna e Preshevës me rastin e shpërndarjes së bursave studentore...

Me këtë rast kryetari i komunës z.Arifi ka treguar mbështetje të fortë për të gjithë studentët tanë me ç'rast ai ka shkruar në facebook-un e tij: "Ata të rinj të cilët me punën e tyre paraqesin vlerat më të mirëfillta, është obligim i yni që ti shpërblejmë ata, në mënyrë që ti inkurajojmë ata të vazhdojnë me punën e mirë, por edhe të frymëzojmë edhe të rinjtë e gjeneratave të ardhshme që të mësojnë e punojnë edhe më shumë.

Përkrahja e studentëve, të rinjve tanë, trurit tonë intelektual është një nga zotimet tona. Pata nderin që në kabinetin tim të takoj studentë nga komuna jonë, ku nota mesatare e të cilëve gjatë studimeve ishte mbi 9.0.

Me këtë rast pata kënaqësinë që me rastin e ndarjeve të bursave për këtë vit shkollor, ti ndaj këtyre studentëve një shumë simbolike, si shenjë e përkrahjes time personale dhe pushtetit tonë për këta student që na bëjnë krenarë nëpër univerzitet ku ata studiojnë."