Kështu ka thënë kryeministri i vendit Ramush Haradinaj gjatë homazheve te Përmendorja kushtuar personave të zhdukur.
Në shkrimin e tij në Facebook, Haradinaj ka theksuar se shteti serb duhet të përgjigjet dhe të jap llogari për njerëzit që i mungojnë Kosovës.
"Java e të Pagjeturve na rëndon dhe na sjellë vuajtje e dhembje për mijëra qytetarët, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur nëntëmbëdhjetë vjet pas lufte. Institucionet e Kosovës nuk do të rreshtin së kërkuari të pagjeturit dhe drejtësi për viktimat e luftës. Plagët e konfliktit të fundit nuk mund të mbyllën dhe nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa ndriçimin e plotë të të vërtetës së luftës në Kosovë. Kosovës i mungojnë njerëzit e saj, për të cilët shteti serb duhet të përgjigjet dhe të jap llogari."
RH