Sherr mes Agron Shehajt dhe Erion Braçes, ndërhyn Garda

Është ndërprerë mbledhja e komisionit të Ekonomisë...

Është ndërprerë mbledhja e komisionit të Ekonomisë pas një sherri që ka ndodhur aty mes deputetit demokrat, Agron Shehaj dhe kryetarit socialist Erion Braçe. Ka ndërhyrë Garda por dhe deputetë të tjerë të komisionit për ti ndarë…

Mësohet se debati nisi teksa diskutohej mbi organet e Vettingut, ku e pranishme ishte dhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Aty ka ndërhyrë deputeti i PD, i cili ka thënë se këto organe nuk do të jenë të pavarura, dhe pas kësaj deklarate situata është tensionuar.