‘’Forumi Rinor i Rahovicës’’ në bashkëpunim me shtëpinë botuese ‘’Albas’’ ka shënuar 23 prillin (VIDEO)

Aktiviteti për Ditën Botërore të Librit të organizuar nga ana e “Forumit Rinor të Rahovicës”" dhe shtëpisë botuese “Albas” u shënua me një aktivitet..

Për nderë të kësaj dite kryetari i "Forumit Rinor të Rahovicës" Leutrim Asllani në emër të kësaj shoqate ka mirëpritur në zyrën e saj drejtorin e shtëpisë botuese “Albas” z.Qëndrim Hetemi I cili ka dhuruar një numër të konsiderueshëm të librave për të pasuruar bibliotekën e vogël dhe modeste e cila funksionon në kuadër të "Forumit Rinor të Rahovicës".

Qëndrim Hetemi si përfaqësues i shtëpisë botuese “Albas”e cila ka dhuruar librat u shpreh shumë i kënaqur për bashkëpunimin me “Forumin Rinor të Rahovicës”, aktivitet i cili i ka shtuar vlerën kësaj dite.

Aktiviteti për Ditën Botërore të Librit të organizuar nga ana e “Forumit Rinor të Rahovicës”" dhe shtëpisë botuese “Albas” u shënua në mënyrë simbolike ku pikërisht ky akti i librave të dhuruara tregon rritje të ndërgjegjësimit për rëndësinë e të lexuarit.