“Zyra Për të Rinj” në Preshevë në bashkëpunim me shtëpinë botuese ''Albas'' ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Librit duke bërë shpërndarjen falas të afro 100 librave.
Për të shënuar këtë ditë në mënyrën më të mirë të mundshme këtë aktivitet e filluan duke i dhuruar libra studentëve të komunës së Preshevës të cilët udhëtonin për në Prishtinë.
Altin Boriçi koordinator i “Zyrës Për të Rinj” me rastin e shënimit të kësaj dite, u pronocua për Rtv Aldi duke e falënderuar shtëpinë botuese ''Albas'' për bashkëpunimin ku gjithashtu tha se ''Zyra Për të Rinj'' nuk do të ndalet vetëm me këtë aktivitet por do të vazhdoj dhe me shumë aktivitete të tjera duke shënuar ditë të ndryshme ndërkombëtare.
Drejtori i shtëpisë botuese''Albas'' tha se qëllimi i shpërndarjes së këtyre librave është që njerëzit të vetëdijësohen sa më shumë dhe të kuptojnë rëndësinë e librit.
Pas shpërndarjes së librave në qytetin e Preshevës për të gjithë studentët të cilët udhëtojnë për në Prishtinë shtëpia botuese “Albas” do të vazhdoj më tutje ku do të dhuroj libra në bashkëpunim me shkollën fillore “Dituria” në fshatin Corroticë.