Shënohet 20 vjetori i krijimtarisë poetike të Prof.Avni Shaqirit (Video)

Shoqata e shkrimtarëve ''Feniks'' e nderuan profesorin dhe shkrimtarin e kësaj shoqate me një mirënjohje në 20 vjetorin e krijimtarisë së tij...

Shoqata e shkrimtarëve ''Feniks'' në ''Ditën Botërore të Librit'' shënoi 20 vjetorin e krijimtarisë poetike të profesorit Avni Shaqiri.

Pjesëmarrës në këtë përvjetor ishin familjarë, koleg, miq, nxënës dhe shumë të tjerë që i'u bashkuan kësaj ngjarje me rëndësi për profesorin Avni Shaqiri.

Fillimisht udhëheqësja e kësaj tribune përshëndeti të pranishmit, ku më pas u vazhdua me fjalën përshëndetëse të kryetarit të kësaj shoqate z.Bilall Maliqi, më pas u lexua edhe biografia e shkurtër e z.Shaqirit e gjithashtu nuk munguan edhe nxënësit e profesorit ku shumë prej tyre lexuan proza të shkruara të botuara nga profesori Avni Shaqiri.

Shoqata e shkrimtarëve ''Feniks'' e nderuan profesorin dhe shkrimtarin e kësaj shoqate me një mirënjohje në 20 vjetorin e krijimtarisë së tij.

Nuk mungoi as fjalimi i profesorit Avni Shaqiri ku gjatë fjalimit të tij nuk mundi t'i shmang emocionet në ngjarje të rëndësishme të jetës së tij. E që gjithashtu pjesëmarrësit e kësaj tribune i faleminderoi jashtëzakonisht shumë duke i'u drejtuar dhe duke i premtuar se ju më obligoni dhe më detyroni të vazhdoj me krijime letrare e të vazhdoj të shkruaj

Profesori Avni Shaqiri deri më tani ka botuar 5 libra, mirëpo ai nuk do të ndalet këtu do të vazhdoj të shkruaj e të botoj edhe shkrimet e tij më të fundit.