Konferenca VIII-të e ''QSA''së e mbajtur në Preshevë (Video)

Kjo ishte konferenca e tetë e QSA-së e cila u mbajtë në Preshevë...

Për dy ditë rresht u mblodhën në Preshevë për të diskutuar për punën 10 vjeçare të "QSA"së dhe të ardhmen e saj.

Korpusi i Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit (QSA) mbajti konferencën vjetore tradicionale. Kësaj radhe konferenca u mbajt në Preshevë, për të tetën herë me radhë. Në konferencë morrën pjesë përfaqësuesit e kryesive të gjashtë Qendrave të QSA-së. Serbi (Preshevë), Maqedoni (Kumanovë), Zvicër, Gjermani, Belgjikë e Austri).

Qëllimi i konferencës ishte vlerësimi i arritjeve të të gjithë Korpusit të QSA-së brenda një viti, analiza e rezultateve, vlerësimi i situatës së përgjithshme në aspektin humanitar e social në vendet ku vepron QSA, si dhe planet për periudhën në vijim.

Nikoqir i kësaj konference ishte Qendra e Solidariteti në Preshevë në krye me Ramadan Dalipin,kryetar i QSA-së në Preshevë, i cili për Rtv Aldi foli rreth organizimit të kësaj konference të mbajtur në Preshevë.

Mustafë Kamberi sekretar i përgjithshëm i QSA-së tha se gjatë kësaj konference biseduam për projektet që janë në vazhdën e realizimit të tyre dhe vizionin e QSA-së a në të ardhmën.

Kjo ishte konferenca e tetë por e para që është mbajtur në Preshevë nga QSA.