Për të gjithë të rinjt të cilët e duan leximin këtë mund ta bëjnë në bibliotekën e fshatit Rahovicë, në të cilën ndodhen tituj të shkrimtarëve më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave, libra shkencor, romane, libra me poezi e nuk mungojnë as librat për fëmijë.
Bibilioteka e fshatit Rahovicë, “Mehmet Jusufi” e cila është degë e bibliotekës së qytetit të Preshevës ofron të gjitha kushtet e nevojshme të cilat i duhen një lexuesi, ku përveç se lexuesit mund të huazojnë librat për lexim poashtu mund të shfrytëzojnë dhe ambientin e bibliotekës.
Bibliotekisti Nexhbedin Rashiti na tregoi pak më gjerësisht në lidhje me funksionimin e kësaj biblioteke, atë çfarë bibilioteka i ofron të gjithë të rinjëve të fshatit Rahovicë.
Mjafton një vizitë në këtë bibliotekë dhe gjithkush do të dal i pajisur me një thesar të vogël të dijes, gjë që do t’i shërbejë jo vetëm individëve të caktuar por e gjithë shoqërisë.