Gjuriq: Formimi i Ushtrisë së Kosovës në kundërshtim me Rezolutën 1244

Drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq iu ka bërë thirrje serbëve të Kosovës të mos lejojnë krijimin e ushtrisë.

Ai ka theksuar se krijimi i Ushtrisë së Kosovës është i paligjshëm.

“Formimi i një ushtrie të Kosovës është në kundërshtim me Rezolutën 1244 dhe Marrëveshjes së Kumanovës”, është shprehur Gjuriq.

Në platformën e propozuar nga qeveria e Haradinajt dhe në atë të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli ndër temat kryesore është përmendur edhe krijimi i Ushtrisë së Kosovës.