Qendra për /Avokim dhe Zhvillim të Demokracisë/ CAAD mbanë debatin e radhës me z.Xhelal Mehmeti (VIDEO)

Në këtë debat panelisti i ftuar ishte z.Xhelal Mehmeti ku cështjet kryesore ishin ato në lidhje me qeverisjen lokale, problemet dhe sfidat...

Qendra për "Avokim dhe Zhvillim të Demokracisë" e përfaqësuar nga ana e z.Gani Rashiti realizoi debatin e radhës ndërmjet përfaqësuesve politikë dhe qytetarëve të komunës së Preshevës. Në këtë debat panelisti i ftuar ishte z.Xhelal Mehmeti ku çështjet kryesore ishin ato në lidhje me qeverisjen lokale, problemet dhe sfidat  në të ardhmen.

Z.Xhelal Mehmeti dha një shpjegim të shkurtër në lidhje me formimin e Partisë Demokratike si dhe u ndal veçanërisht në disa pika kryesore të programit të Partisë Demokratike ku ceku zhvillimin ekonomik, arsimimin, fushën e shëndetësisë, si dhe kauzën kombëtare.

Në pyetjen se cili është plani i tij në lidhje me mbështetjen dhe rritjen e perspektivës së të rinjëve z.Mehmeti  u përgjigjë me atë që duke rritur zhvillimin ekonomik dhe duke përmirësuar shërbimet në institucionet  shëndetësore do të ofrojë një siguri më të madhe për të rinjtë.

Në pjesën e dytë të panel diskutimit të rinjtë paraqitën  pyetjet e tyre në lidhje me ato çështje që i shqetësonin më shumë, të cilat pyetje gjetën përgjigje nga ana e z.Xhelal Mehmetit.

Z.Gani Rashiti përfaqësues i "Qendrës për Avokim dhe Zhvillim" tha se ky  ishte debati i tretë i radhës që kur ka filluar projekti i tij "Pjesëmarrja qytetare në vendimet komunale", ky projekt ka qenë shumë i suksesshëm dhe në të njejtën kohë ka qenë  jashtëzakonisht e rëndësishme që të realizohej një gjë e tillë.

Pas përfundimit të këtij debati me kryetarin e Partisë Demokratike nëndega Preshevë z.Xhelal Mehmeti  në kuadër të projektit "Pjesëmarrja qytetare në vendimet komunale" debati i radhës do  të vazhdojë me  përfaqësues të tjerë nga subjekte të tjera politike ku dhe do të jetë debati i fundit në kuadër të këtij projekti.