Presidenti francez Emmanuel Macron po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA, ku është pritur nga i pari i këtij vendi, Donald Trump.
Dyshja janë miq të mirë dhe nuk hezitojnë që afërsinë ta shfaqin edhe para kamerave.
Trump përveç që është kujdesur që Macron të ketë një pritje presidenciale, ai madje i ka kushtuar vëmendje edhe dukjes së këtij të fundit.
Përderisa ishin në Shtëpinë e Bardhë duke u përgatitur për t’u deklaruar për gazetarët, Trump ia ka pastruar xhaketën Macron-it.