Imzot George Anthony Frendo, Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë–Durrësit e Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë
Presidenti Meta e ka bërë publike këtë vendim gjatë meshës së mbajtur në Katedralen e “Shën Palit” në Tiranë.
“Vlerësim kontributit dhe veprimtarisë së spikatur mbi 20-vjeçare të Imzot Frendo, në ringjalljen e besimit dhe forcimin e harmonisë fetare. Imzot Frendo u shërbeu dhe kontribuoi me shpirt për të ndihmuar të varfrit dhe familjet në nevojë.
Imzot Frendo është një nga frymëzuesit dhe arkitektët e shumtë të ruajtjes dhe forcimit të trashëgimisë së shkëlqyer shqiptare të bashkëjetesës dhe harmonisë së besimeve. Falë nismave dhe veprës së tij u është ofruar punë e shërbime qindra njerëzve në nevojë. Veprat e Imzot Frendo e shndërruan Kishën Katolike në një faktor multidinamik shpirtëror dhe faktor progresi në Shqipëri.”, është shprehur ai.
Mesha e veçantë në Katedralen "Shën Pali" në Tiranë, me rastin e 25-vjetorit të vizitës së Papa Gjon Palit II në Shqipëri.