Si zakonisht institucionet arsimore të ciklit të ulët dhe të mesëm brenda planprogramit mësimor organizojnë piknikun i cili është i përcaktuar të mbahet dy herë brenda vitit, në fillim dhe në fund të vitit shkollor.
Me këtë rast ne vizituam nxënësit dhe pamë se si është duke u zhvilluar dhe se a ka pasur ndonjë incident gjatë kësaj dite.
Profesori i shkollës fillore ”Prof. Ibrahim Kelmendi” Eroll Sejdiu tha që pikniku ka për qëllim rekreacionin e nxënësve, relaksimin dhe kalimin e një kohe në natyrë, si dhe që i kanë nxënësit nën vëzhgim gjatë gjithë kohës.
Nxënësja e klasës së tetë Anesa Jakupi tha që nxënësit janë duke kaluar shumë mirë dhe po argëtohen nën shoqërinë e njëri tjetrit, me profesorët, drejtorinë e shkollës si dhe nxënësit e tjerë poashtu dhe nxënësi Bardhyl Osmani tha që shkolla ka organizuar turnir për të ndihmuar maturantët me aftësi të kufizuara.
Organizimi i piknikut ka për qëllim që nxënësit të argëtohen dhe mbahet dy herë në vitë dhe siç është paraparë ky piknik ka përfunduar pa probleme apo incidente në mesin e nxënësve.