Për shkak të një defekti në gypin që sjell ujin nga penda e Rahovicës për në fushat e fshatit banorët e veçanërisht ata që merren me bujqësi kanë hasur probleme për ujitjen e të mbjellurave.
Në bazë të ankesave që i janë drejtuar komunës së Preshevës nga banorët si dhe kryetari i bashkësisë lokale Rahovicë z.Vehbi Rexhepi për këtë gyp i cili kishte defekte tashmë prej kohësh më në fund kanë filluar në punimin dhe rregullimin e këtij gypi.
Kryetari i bashkësisë lokale të fshatit Rahovicë z.Vehbi Rexhepi në prononcimin e dhënë për RTV Aldi na tregoi më hollësisht se cili është defekti, si kanë ecur punimet, si dhe kur pritet të përfundojnë.
Punimet në fshatin Rahovicë janë duke u kryer nga kompania “Moravica” ku sipas informacioneve defekti në gypin i cili ndodhet tek penda dhe defekti tjetër që ndodhet në gypin e poshtëm të fshatit pritet që brenda dy ditëve të rregullohet dhe të mbyllen punimet.