Basha mbledh deputetët e PD-së, pritet deklaratë për mediat

Kryetari i PD-ës, Lulzim Basha, ka mbledhur deputetët e PD-së në Kryesinë e Kuvendit.

Kryetari i PD-ës, Lulzim Basha, ka mbledhur deputetët e PD-së në Kryesinë e Kuvendit.

Pas takimit, pritet të ketë deklaratë për media lidhur me zhvillimet e fundit, shpalljen në kërkim të ish-oficerëve të lartë të Policisë, dështimin e operacionit për kapjen e tyre, përfshirjen e qeveritarëve në trafikun e drogës.

Basha gjatë ditës së djeshme ka folur para mediave lidhur me këto zhvillime.

“Me bekimin e Edi Ramës, Policia e Shtetit ka funksionuar si një organizatë kriminale e strukturuar, me hierarki të përcaktuar: nga koka e saj Saimir Tahiri tek drejtorët e policisë së rretheve dhe shefat e anti-drogës e të terrenit”.

Kjo organizatë shtetërore kriminale, bandat që ajo kontrollonte dhe paratë e drogës u përdorën nga Edi Rama për manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2017 dhe ruajtjen e pushtetit të tij. Por këmbanat po bien për Edi Ramën” tha ai.