Lëndohet një polic, kërkon ndihmë në emergjencë

Një polic i Njësisë Speciale është lënduar gjatë aksionit për arrestimit e tre deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje...

Një polic i Njësisë Speciale është lënduar gjatë aksionit për arrestimit e tre deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

I njëjti ka kërkuar ndihmë në emergjencë, ndërsa mjekët kanë thënë se ai po kryen të gjitha ekzaminimet mjekësore.

Gjatë këtij aksioni ku u arrestuan Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu pati përpleshje mes Policisë dhe deputetëve të Vetëvendosjes, por edhe aktivistëve, njofton Klan Kosova.

Policia më pas ka hedhur gaz lotsjellës për ta vënë situatën nën kontrollë.