Shoqëria kulturore artistike ''Presheva Jehonë'' pjesëmarrëse në festivale të ndryshme (Video)

''Presheva Jehon'' shoqëri që me mundi dhe sakrificë po arrin ti mbajë gjallë vlerat e valleve kombëtare...

Në komunë të Preshevës kemi vetëm një shoqëri kulturore artistike e ajo është ''Presheva Jehonë'' .

Kjo shoqëri me mundi dhe sakrificë po arrin ti mbajë gjallë vlerat e valleve kombëtare. 

Me vallet të ndryshme ata janë aktiv nëpër gjithë festivalet që organizohen si në vend dhe më gjërë. Me punë dhe përkushtimm ata i japin shkëlqim edhe më të madh organizimeve kulturore .

Për tu njoftuar më shumë rrethë aktivitetve të tyre për vitit 2018, ekipi i televizionit Aldi mori një pronocim nga drejtori i kësaj shoqërie kulturore artistike z.Astrit Ramizi.

Z. Ramizi tregoi edhe për korrektësinë që ekziston në këtë shoqëri ku për nderë të nxënësve që janë të anëtarësuar në këtë shoqëri kanë ndërprerë aktivitetin e tyre, për tu angazhuar maksimalisht në përfundimin e këtij viti shkollor në mënyrë që rezultatet e këtyre nxënësve të jenë sa më të mira.

Shoqëria kulturore artistike ''Presheva Jehonë'' që tani është në pushim dy mujor duke u rikthyer në qershor për të filluar me aktivitetin e saj të cilën e pret një angazhim edhe më i madh duke e prezentuar Preshevën nëpër festivalet e ndryshme.