Serwer: Asociacioni, ulësja në OKB dhe ushtria - çështjet finale të Kosovës

Anëtarësimi në Kombet e Bashkuara, formimi i ushtrisë, si dhe themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe - duhet të jenë tri çështje..

Anëtarësimi në Kombet e Bashkuara, formimi i ushtrisë, si dhe themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe - duhet të jenë tri çështjet kryesore në kuadër të marrëveshjes finale Kosovë-Serbi. 

Kështu ka thënë eksperti për çështje të Ballkanit, Daniel Serwer, në një intervistë dhënë Diplomati amerikan ka kërkuar që në çdo rrethanë të shmanget ideja për ndarjen apo shkëmbimin e territoreve.

“Kosova duhet ta bëjë të qartë se nuk ka ndarje. Po ashtu, të kërkojë anëtarësimin në Kombet e Bashkuara, si dhe ta themelojë ushtrinë, edhe me kushtin që të vihen disa kufizime... Kosova duhet të bëjë diçka për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sepse është pjesë e Planit Ahtisaari”, ka theksuar Serwer, profesor në universitetin “Johns Hopkins” në Washington.

Sipas tij, Kosova duhet ta shfrytëzojë ndryshimin e ambientit strategjik në Ballkan. Ndërsa si pozitive dhe mundësi për t’i dhënë fund problemit njëherë e përgjithmonë, Serwer e konsideron kushtin që Bashkimi Evropian i ka vënë Serbisë, e që është marrëveshja ligjërisht e detyrueshme.