Tahiri me këtë rast ka propozuar që të ndërpriten punimet e ‘Bechtel Enkas’ në këtë rrugë pasi që sipas tij kjo po e vështirëson procesin e kërkimit të dy policëve të zhdukur.
Ai në facebook ka shkruar se ishte për t’u solidarizuar me familjarët në gjetjen e dy pjesëtarëve të Policisë, të cilët para dy nete po dyshohet se janë të zhdukur në lumin Lepenci.
“Për të pasur më shumë mundësi në kërkimin e tyre nga ana e Policisë, pjesëtarëve të FKS-së, e ata që po ndihmojnë sot e disa ditë, do të ishte më mirë të ndërpriten punimet e Bektelenkes, për arsye se uji, sa shkon e bëhet me i turbullt. Uroj që të bëhet shpejt gjetja e tyre nga të gjitha ekipet e kërkimit.”
“Respekt të veçantë për FSK-në, Policinë, Kryetarët e Komunave së Kaçanikut dhe të Hanit të Elezit, për kujdesin e shtuar me qëllim që të zbardhet sa më shpejtë shpresa për gjetjen e dy Policëve. Zoti ju dhashë forcë familjarëve dhe atyre që janë prekur thellsisht nga ky lajm”, ka shkruar ai.