\Planit Aksional\ në serbisht , PVD dhe PDSH shpërndajnë versione falso.

“Plani aksional” nuk ekziston i përkthyer zyrtarisht në gjuhën shqipe...

“Plani aksional” nuk ekziston i përkthyer zyrtarisht në gjuhën shqipe. Por, dy partitë që qeverisin Preshevën prej më shumë se 25 vjetësh, kanë qarkulluar në opinion një version jozyrtarë, të ndryshuar në disa pika apo të falsifikuar, me qëllim sulmin ndaj Shqipërim Arifit, partia e të cilit befasoi në zgjedhjet e kaluara duke u renditur e dyta, me tendencë të rritjes së vazhdueshme. 

Liderët dhe zyrtarët e dy partive në Preshevë, Partisë për Veprim Demokratik (PVD) dhe Partisë Demokratike Shqiptarë (PDSH),  parti që qeverisin qytetin prej 25 vjetësh, nuk janë duke zgjedhur asnjë mjet, me qëllim baltosjen dhe nxirjen sa më shumë të figurës së Shqipërim Arifit, kryetar i Alternativa për Ndryshim,- parti e cila befasoi në zgjedhjet e kaluara duke u radhitur e dyta, megjithëse merrte pjesë në zgjedhje për herë të parë. 

Liderët dhe zyrtarët e këtyre dy partive, prej disa javësh janë duke publikuar në media të ndryshme versione në gjuhën shqipe të “Planit Aksional” një plan sipas të cilëve, është ideuar nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç me qëllim popullimin e kësaj zone me refugjatë dhe të ikur serb nga pjesë të ndryshme të Ish- Jugosllavisë dhe Kosovës, me pretendimin se është nënshkruar nga kryetari I Alternativës për Ndryshim. Publikimi nga ana e tyre i një “Plani Aksional” në gjuhën shqipe, paraqet shkelje flagrante ligjore dhe morale, për shkak se i njëjti “Plan Aksional” ka versionin e tij zyrtarë vetëm në gjuhën serbe. 

“Plani Aksional është miratuar në Këshilli Komunal i komunës së Preshevës dhe jo nga Shqipërim Arifi. Versioni i saj zyrtarë është vetëm në gjuhën serbokroate. Dy partitë e vjetra në Preshevë, të cilat po i quaj kështu për shkak se prej 25 vjetësh qeverisin qytetin dhe nuk kanë ndërtuar asgjë të mirë për banorët, hiq kujdesin për rrogat dhe mëditjet e veta,-kanë përkthyer Planin Aksional me militantët e tyre dhe të njëjtin po e shpërndajnë nëpër publik duke më akuzuar mua gjoja dëshirojë popullimin e Preshevës me refugjatë të ikur nga zonat e luftës në ish Jugosllavi. Është një gënjeshtër e pastër dhe turpshme. Strategjia e këtyre partive është e gjitha njollosja e kundërshtarit politik. Nuk kanë alternativë tjetër për qytetarët”, tha kryetari i përkohshëm i Preshevës dhe i Alternativës për Ndryshim, Shqipërim Arifi. Ai i ka ofruar RTK-së të dy versionet e skanuara, që po përdoren nga kundërshtarët politikë. “ Në mënyrë dinake dy partitë politike kanë hedhur nëpër rrjete sociale versione të falsifikuar dhe pseudoanaliza. 

Gjithsesi me pseudointerpretime ligjore dhe linguistike”, ka deklaruar tutje Shqipërim Arifi, kryetar i përkohshëm i Preshevës për RTK. Radio dhe Televizioni i Kosovës, gjatë ditëve të mëparshme ka publikuar opinionin e kryetares së Partisë për Veprim Demokratik, Ardita Sinani dhe akuzat e saj për Arifin. Gjithashtu, kemi publikuar edhe qëndrimet e partive tjera, duke synuar korrektësinë dhe objektivitetin në raport me të gjithë palët, ashtu si I takon transmetuesit publik. “Jam dakord që të gjithë të shprehin opinionin e tyre, por dëshirojë që ky gjithnjë të jetë i bazuar. Jo të vihet në veprim thënia makiaveliste “qëllimi arsyeton mjetin” dhe Shqipërim Arifi të akuzohet për popullim të Preshevës me refugjatë dhe ndryshim të strukturës etnike. Është një akuzë e tmerrshme. 

Në asnjë pikë të “Planit Aksional” të cilin po ia ofrojmë publikut, nuk parashihet që të vinë në Preshevë”, theksoi Arifi. Në fakt, sjellja e refugjatëve serbë në Preshevë është shumë herë më e kushtueshme se në çdo komunë serbe për shkak të patundshmërisë së shtrenjtë, disa herë më shtrenjtë se në komunat serbe. “Është po ashtu jokorrekte nga PVD që të akuzojë për ‘Planin Aksional’. Ja shiheni Planin Aksional’ që ka miratuar kryetari I Bujanocit, që është nga Partia për Veprim Demokratikë. 

Realisht në këtë komunë, me aprovimin e tij janë ndërtuar banesa dhe janë vendosur refugjatë të luftës nga Kroacia dhe Kosova.

 Tani të njëjtit akuzojnë. Është e turpshme”, përfundoi kryetari i Preshevës dhe i Alternativës për Ndryshim, Shqipërim Arifi.