Me “bekimin” e patriarkut Irinej, mitropolitit Amfilohije, deputetët të opozitës nga Fronti Demokratik i Malit të Zi kanë filluar iniciativën për anulimin e vendimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës me anë të referendumit, transmeton Koha.net.
Në kumtesën e Këshillit Kombëtar serb, të cilin e publikon gazeta e Beogradit “blic”, theksohet se kjo iniciativë do t’i dorëzohet kryetarit të ri të Malit të zi, Milo Gjukanoviqit në parlament pasi ta marrë mandatin.
“Jap bekimin dhe më shumë se kaq. Ne jemi një popull. Askush s’e konteston shtetësinë malazeze, porse dhënia e përkrahjes shqiptarëve për rrëmbimin e Kosovës nuk është në përputhje me historinë shekullore të Malit të Zi dhe të popullit të saj e sidomos jo me ndjenjën e vlladikës Njegosh dhe mbretit Nikollë të cilët Kosovën e dinin si tokë serbe”, ka thënë patriarku.
Nënshkrimi për këtë kërkesë tashmë ka filluar.