K.F ''Lugina'' mund F.K ''Mladost Bosilegrad'' (Video)

Në këtë ndeshje KF. Lugina arriti që të dal fituese duke shënuar dy gola kundër ekipës kundërshtare e cila ka arritur që të shënoj vetëm një gol...

Të dielën është zhvilluar java e 19-të e Ligës së Rrethit të Pçinjës ndërmjet klubit futbollistik ''Lugina'' dhe klubit futbollistik ''Mladost Bosilegrad''.

Ndeshja është zhvilluar në stadiumin e qytetit të Preshevës, dhe KF ''Lugina'' u ndesh me një kundërshtar të fortë i cili është i pozicionuar në vendin e parë, përkundër kësaj djemtë tanë arritën që të shënojnë golin e parë që në në minutën e 20-të të pjesës së parë dhe, kjo pas një penalltie të fituar nga KF ''Lugina'' të cilën e shëndrroi në gol sulmuesi Qëndrim Hetemi. Në pjesën e dytë në minutën e 63-të ekipa kundërshtare Bosilegrad  për shkak të devijimitë të topit arriti që të shënojë gol dhe të barazoj rezultatin. Në minutën e 83-të të pjesës së dytë sërish shënon gol Qëndrim Hetemi duke e kthyer kështu rezultatin në favor të klubit futbollistik ''Lugina'' 2:1, me të cilin rezultat përfundoi dhe ndeshja.

Sipas futbollistit të KF ''Lugina'' Ardian Agushi, përkundër faktit që po përballeshin me një ekip kundështare shumë të fortë djelmoshat tanë e përballuan këtë shumë mirë, duke u nisur edhe nga ajo që ishin trajnuar mirë për këtë ndeshje.

''Këtë rezultat edhe e prisnimin duke qenë së ajo që ishte thënë gjatë përgatitjeve është realizuar dhe në fushë, ku fillimisht deshëm të testonim ekipën kundështare dhe më pas pasoi dhe goli i parë nga ekipi jonë'', ka theksuar Ardian Agushi.

Klubi Futbollistik "Lugina'' krenaria e qytetit, ky ekip ka nderuar dhe vazhdon t'a nderojë komunën e Preshevës nëpërmjet përfaqësimit dinjitoz që i ka bërë dhe vazhdon t’i bëjë komunës tonë.