Kështu ka thënë zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Agim Nuhiu.
Ai ka thënë se kanë kontribuuar deri në orët e pasdites së sotme për të zhvilluar kërkime në vendet ku dyshohet se kanë mundur të gjinden trupat e policëve, njofton Klan Kosova.
“Jemi në koordinim me autoritet e Kosovës se ata janë duke udhëhequr operacionin dhe jemi të gatshëm për çdo ndihmë”, ka thënë Nuhiu .
“Ne si polici u jemi përgjigjur kërkesave me njësinë speciale që posedojmë dhe që ka kapacitetin e nevojshëm por që ka edhe qytetarë që i janë bashkëngjitur aksionit”.
“Jemi gjithnjë në gatishmëri t’u përgjigjemi kërkesave qo do të vijnë nga autoritetet e Kosovës për këtë rast”, ka thënë ai.