Sipas statistikave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, në tremujorin e parë të vitit 2018, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi është 17 mijë, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2017, numri i udhëtareve është zvogëluar për 65 për qind.
Kjo rënje ka ndodhur si shkak i mos operimit të trenit në të gjitha linjat, pasi që Hekurudhat e Kosovës u përballën me probleme financiare.
Transporti i mallrave me tren në tremujorin e parë të vitit 2018 është 76 mijë ton, krahasuar me periudhën e njëjte të viti të kaluar kemi rritje për 36 për qind.
Por, ndryshe qëndron puna me udhëtimet me aeroplan. Numri i fluturimeve në tremujorin e parë të vitit 2018 është 1,560 apo 13.70 % më shumë se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar.