Me një vendim të ministrisë së arsimit, të nënshkruar nga sekretari shtetërorë të këssj ministrie prof dr Vladimir Popoviq, është shkarkuar drejtori i shkollës së mesme teknike “Presheva” në Preshevë prof Islam Isufi.
Këshilli shkollës e kishte zgjedhë drejtor Islam Isufin me datë 20.04.2015. Sipas këtij vendimi, inspektorati i arsimit me datë 18.12.2017 e kishte detyruar drejtorin e kësaj shkolle të bëj reorganizimin e ri me tepricat teknologjike e jo të angazhoj puntorë të rinj në shkollë. Në procesin e kontrollimit nga ana e inspektorëve është konstatuar se drejtoria nuk ka ndërrmarë plotësisht masat e duhura dhe kështu ka vepruar në kundërshtim me ligjin dhe kërkesat e Inspektoriatit që ka rezultuar në shkarkim.