Marrëveshja ndërmjet Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe Këshillit Kombëtar Boshnjak është nënshkruar në Novi Pazar më datë 30 prill 2018, me qëllim bashkëpunimi dhe realizimi i porjekteve të ardhshme të përbashkëta ndërmjet dy këshillave.
Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar Shukri Ymeri është deklaruar që "Duke u nisur nga fakti se shqiptarët dhe boshnjakët janë njerëz vendës në Luginën e Preshevës dhe Sandžak, të vetëdijshëm për seriozitetin e situatës në Luginën e Preshevës dhe Sandžak, vendosëm të përfundonim Memorandumin e Bashkëpunimit të sotëm. Kjo ditë është një nga ditët më të rëndësishme për Këshillin Kombëtar Shqiptar, moment historik kur këto dy këshilla kombëtare vendosën të bashkojnë forcat për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat e dy komuniteteve tona brenda kompetencave ligjore ".
Poashtu kryetari i Këshillit Kombëtar Boshnjak, Sulejman Uglanin ka thënë se qëllimi i këtij memorandumi është realizimi i plotë i kapitullit 35 për antarësimin e vendit tonë siç e quajti ai në Bashkimin Evropian dhe realizimi i planit aksional për pakicat dhe punën në rregullimin e ligjitt për pakicat kombëtare në Serbi.
Përveç z.Ymeri dhe z.Uglanin prezent në këtë takim kanë qenë edhe kryetari i komunës së Bujanocit z.Shaip Kamberi dhe deputeti popullor Fatmir Hasani.