Edhe Kina vetë mendon se problemi i Kosovës është kompleks. Kështu thuhet në deklaratën e ambasadorit kinez në OKB, MA Zhaoxu të tre muajve më parë, kur në Këshillin e Sigurimit u diskutua raporti i UNMIK-ut për gjendjen në Kosovë. “Kina respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë”, thuhet më tej. Kush është kurioz të mësojë çfarë mendon Kina për Kosovën, le të hedhë një sy në faqen e internetit të misionit të përhershëm kinez në OKB, e cila ka një kapitull më vete për Kosovën. Kjo për të kuptuar absurditetin e rastit.
Përçarje në OKB për të ardhmen e UNMIK-ut në Kosovë

Vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit kanë përçarje të thellë sa i përket Kosovës. Tani në Nju-Jork po diskutohet për të ardhmen UN