Sipas mediave të huaja zjarri masiv goditi dy ndërtesa në Largo do Paissandu të martën, duke shkaktuar një nga pronat të papritmas rrëzohej.
Gjithsesi, Departamenti i zjarrit ka thënë se nuk ka rrezik që ndërtesa e dytë të shembet.
Raportet paraprake tregojnë se ndërtesa e cila u rrëzua ishte e pabanuar dhe se nuk kishte lëndime, megjithëse ende nuk ka konfirmim zyrtar.
Ndërkohë bëhet e ditur se Policia ushtarake krijoi një kordon sigurie prej tre bllokash rreth zonës si një masë paraprake dhe evakuoi ndërtesat aty pranë.