Makina e tyre është gjetur po atë natë, por trupat e tyre jo. Kërkimet kanë nisur në Lepenc prej vendit ku u gjet makina. Sot është dita e katërt që këto kërkime po bëhen por pa rezultate.
Dy pjesëtaret e Policisë së Kosovës Malësor Dashi e Armend Trena u zhdukën pas aksidentit.
Të gjithë janë ngritur në këmbë për t’i kërkuar policët e zhdukur. Por prindërit e Armend Trenes nuk e dinë ende se çfarë ka ndodhur me djalin e tyre.
Ata, të shtyrë në moshë, jetojnë një fshat të thellë të Kaçanikut, larg informacioneve që flasin për zhdukjen dhe kërkimin e dy policëve.
Pjesa e familjes Trena që e dinë se çka ka ndodhur me djalin e tyre, kanë pritur njerëz.
Vendi ku janë aksidentuar Malësor Dashi e Armend Trena po kontrollohet për herë të dytë, por asnjë gjurmë nuk është gjetur.
Për të ndihmuar rreth operacionit kanë shkuar edhe ekipe nga Prishtina. Mes tyre edhe deputet të Kuvendit të Kosovës. Familjarët e policëve presin në ankth.
Kryemami i Kaçanikut i cili është edhe zhytës vullnetar, po lë fajtor një kompani private për vështirësitë e kërkimit.
Përkundër pengesave në kërkim vullneti për t’i gjetur është i madh.