Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq ka thënë se do të ketë rritje të pagave dhe pensioneve deri në fund të vitit në qoftë se do të vazhdojë rritja e prodhimit të brendshëm bruto dhe në qoftë nëse do të ruhet teprica në buxhet.
"Të gjitha vlerësimet janë të mira. Ne kemi thënë se në qoftë se do të kemi tepricë në buxhetin nëse disiplina fiskale mbetet, dhe do të kemi gjashtë miliardë tepricë, dhe në qoftë se vazhdon rritja e prodhimit të brendshëm bruto ne do të rrisim pagat dhe pensionet," ka thënë kryeministrja për radio- televizionin e Serbisë.
Ajo tha se nuk dëshiron të spekulojë se sa paga dhe pensione do të rriten.
"Rritja e GDP prej 4.5 për qind është më e larta në dhjetë vitet e fundit. Ne kemi planifikuar rritje prej 3.9 për qind, por kjo është shumë, shumë më mirë," tha Ana Brnabiq.
Duke vënë në dukje se në tremujorin e parë të këtij viti është shënuar një rritje ekonomike prej 4.5 për qind, kryeministrja theksoi se kjo do të thotë më shumë prodhim, më shumë vende pune, që para qytetarëve të ketë perspektivë më të mirë, dhe paga më të larta dhe pensione.
"Sa për pagat, e vetmja gjë që mund të bëjmë në përputhje me parimet e ekonomisë së tregut është që të vazhdojmë të sjellim investime të suksesshme të lehtësojmë punësimin, kornizën ligjore për investitorët vendas, kryesisht ndërmarrjet të vogla dhe të mesme", tha Ana Brnabiq.
Duke deklaruar se ndalimi i ikjes së trurit nga Serbia është prioritet i saj personal, kryeministrja ka vlerësuar se nuk ka të dhëna të sakta për të rinjtë që po largohen nga vendi në krahasim me disa periudha më të hershme.
"Mendoj se të rinjtë largohen tani më pak se më parë. Si qeveri e Serbisë, ne mund të krijojmë kushtet për ta që të qëndrojnë në Serbi," tha kryeministrja.
Duke folur për një marrëveshje të re me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar(FMN), thuhet se një delegacion i FMN-së nga mesi i majit do të vijnë në Serbi dhe se pritet që të nënshkruhet një marrëveshje që do të bazohet gjithnjë në rritjen ekonomike dhe objektivat e të cilit do të jenë vende të reja pune dhe rritja e shumë më të shpejtë e të ardhurave .