Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe Këshilli Kombëtar Boshnjak nënshkruajnë marrëveshje memorandumi (Video)

Në Republikën e Serbisë veprojnë 21 këshilla të pakicave kombëtare...

Në Novi Pazar, dy kryetarët e Këshillave Nacionale, Shukri Ymeri dhe Sulejman Uglanin kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi në mes të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe atij boshnjak.

“Në selinë e Këshillit Nacional Boshnjak në Novi Pazar, dy kryetarët e Këshillave Nacionale, Shukri Ymeri dhe Sulejman Uglanin, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi mes dy Këshillave Nacionale. Harmonizimin e qëndrimeve, paraqitjen e përbashkët për realizimin e të drejtave të të dy pakicave, intensifikimin e bashkëpunimit në mes të dy pakicave dhe krijimin e mekanizmave për mbrojtjen e të drejtave kolektive.

Shukri Ymeri kryetar i KKSH-ës në një intervistë të realizuar për RTV Aldi tha se si Këshill Kombëtar Shqiptar kemi pasur çdo herë bashkëpunim me këshillin Boshnjak dhe se tani kemi arritur të bëjmë nënshkrimin e momerandumit për bashkëpunimin në mes dy këshillave në të gjitha fushat.

Z.Ymeri po ashtu tha se ne kemi edhe bashkëpunime të tjera me pakicat në Serbi dhe se në të ardhmen pse jo do të kemi nënshkrim të bashkëpunimit me pakicat e tjera që veprojnë në Serbi.

Në Republikën e Serbisë veprojnë 21 këshilla të pakicave kombëtare.